Përballje

Anthony Joshua vs Tyron Fury, në Arabinë Saudite?


Eddie Hearn thotë që ndeshja e peshave të rënda për titullin botëror mes Anthony Joshua-s dhe Tyson Fury-t do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

Një vend dhe datë specifike ende nuk është caktuar për “luftën” angleze, duel ky që do të shoh fituesin të bëhet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda.

Hearn, promovues i Joshua-s, tha që ndeshja mund të luhet më 7 ose 14 gusht.

“Është një sekret shumë i hidhur që ndeshja do të zhvillohet në Arabinë Saudite”, tha Eddie Hearn.

Ai thotë që po punojnë me të njëjtit njerëz që punuan për të caktuar ndeshjen e dy të Joshua-s përballë Andy Ruiz Jr.

Joshua, 31, i riktheu rripat e WBA, WBO dhe IBF duke mundur Ruiz-in në Diriyah, në perferi të kryeqyteti arabik, Riyadh, në dhjetor të vitit 2019.

Ai humbi titujt në një humbje të papritur në qershor të po atij viti.

“Jemi shumë të qetë. Anthony është i qetë, ai i njeh këta njerëz”, tha Hearn.

“Ata e përmbushën çdo premtim herën e kaluar. Jemi gati të shkojmë”.

Olimpiada këtë verë përfundon më 8 gusht, dhe Heard thotë që 14 gushti për momentin duket si data perfekte për duelin.

Kjo “luftë” do të jetë hera parë që në një duel luftohet për të gjitha katër titujt.

Kampioni i fundit i padiskutueshëm i peshave të rënda ishte britanezi Lennox Lewis nga viti 1999 deri në vitin 2020.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore