Lajme

Anthony Fauci: Nëse jeni vaksinuar nuk keni pse ta vendosni maskën


“Nëse jeni vaksinuar dhe jeni jashtë, lini mënjanë maskën tuaj. Ju nuk keni pse ta mbani atë, ” është shprehur shefi i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dr. Anthony Fauci.

Këto komente të tij, vijnë një javë pasi Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve lëshuan udhëzime të reja për maskat për njerëzit e vaksinuar dhe të pa vaksinuar.

Sipas tij, vendi i vetëm ku njerëzit e vaksinuar duhet të vendosin maskën jashtë “do të ishte nëse do të shkonit në një turmë me njerëz ku ata qëndrojnë ngjitur njëri-tjetrit”, raporton Inquirer.

Ndërkohë, në Kosovë numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 106 mijë e 754 kurse numri i rasteve aktive është pesë mijë e 749.

Ndërkaq, Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, ka thënë se gjatë së mërkurës janë vaksinuar 750 persona mbi moshën 65 vjeçare.

Ai ka bërë të ditur se në total numri i të vaksinuar ka shkuar në rreth 30 mijë, duke shtuar se interesimi është i madh për të marrë vaksinën nga kjo grup-moshë.

“Aktualisht të vaksinuar vetëm sot janë rreth 750 persona, ndërsa numri total rreth pesë mijë të vaksinës Pfizer. Nëse flasim nga dita e parë nga 29 marsi atëherë kemi rreth 30 mijë vaksina të aplikueshme”, ka theksuar Bardhi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore