Bota

Anthony Fauci fiton çmimin 1 milion dollarë për mbrojtjen e shkencës


Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive amerikane, Anthony Fauci, është dekoruar prej Izraelit me 1 milionё dollarё për angazhimin e tij në shkencë.

Dr. Faucit, i’u dha çmimi Dan David për “mbrojtjen e shkencës”.

Fauci u vlerësua për rekomandimin e vaksinave Covid 19 dhe për udhëheqjen e tij në hulumtimet e HIV dhe sёmundjen e AIDS.

Dr Fauci, 80 vjeç, ka këshilluar shtatë presidentë të SHBA.

Ai u njoh për “mbrojtjen me guxim të shkencës përballë kundërshtarёve tё painformuar gjatë krizës sfiduese sё Covid 19. Ai është modeli i përkryer i udhëheqjes dhe ndikimit në shëndetin publik “, tha komiteti i çmimeve në një deklaratë.

Nё momentet e para tё zbulimit tё Covid-19, Fauci përdori aftësitë e tij të komunikimit për të ndihmuar njerëzit nga ankthi dhe frika dhe punoi pa pushim për të informuar individët në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë për masat thelbёsore tё shëndetit publik për nё parandalimin e përhapjen sё pandemisë.

Dr Fauci ka qenë drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive që nga viti 1984.

Ndihmoi pёr tё ndёrtuar iniciativat e qeverisё sё George W Bush pёr tё luftuar sёmundjen e AIDS nё Afrikё dhe tani shërben si interpretues i përgjithshëm pas shpërthimit tё Covid 19.

Çmimi Dan David, u krijua në vitin 2000 nga biznesmeni ndërkombëtar i ndjerë Dan David. Ai jep çmime prej 1 milion dollarë në tre kategori çdo vit për kontributet që adresojnë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore