Sport

Anneli Karin Andersen emërohet trajnere e Kosovës në konkurrencën e femrave


Federata e Futbollit e Kosovës e ka prezantuar sot (e enjte) përzgjedhësen e re të Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave, suedezen Karin Anneli Andersen si dhe stafin e saj përcjellës.

E pranishme në konferencën për media ishte edhe ambasadorja suedeze në Kosovës, Karin Hernmarck Ahliny, kryetari i FFK-së Agim Ademi, anëtarja e KE-së, Vjollca Krasniqi dhe drejtori teknik, Albert Bunjaki.

Përzgjedhësja Andersen theksoi se është e nderuar që iu ka besuar drejtimi i Kombëtares së Kosovës dhe premtoi se do të punojë me përkushtim së bashku me kolegët e saj, Nisse Jansson dhe Katarina Olsson.

“Shpresoj se do të kontribuojmë me përvojën tonë te progresi i futbollit të Kosovës”, tha fillimisht Andersen.

“Është një sfidë e madhe, por është nder për mua të jem në gjendje të kontribuojë në zhvillimin e futbollit të femrave në Kosovë”, shtoi ajo

“Do të mundohem të kemi një start të mirë, por nuk do të jetë lehtë për shkak se përballë kemi Norvegjinë dhe Belgjikën. I kam shikuar lojtaret, ndeshjet dhe kundërshtarët. Ne do të punojmë dhe besoj se do të jemi gati për t’i përmirësuar gjërat”, ka thënë ndër të tjera Andersen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore