Jetesë & Stil

Anne Hathaway ka problem emrin e saj


Një nga aktoret më të mira të Hollywood-it, Anne Hathaway, e ftuar në emisionin e “Jimmy Fallon Show”, ka rrëfyer problemin që ka me emrin.

Aktorja ka treguar se nuk i pëlqen që njerëzit t’i drejtohen me emrin e saj. Sipas aktores në emër mund t’i thërrasi vetëm nëna e saj.

“Personi i vetëm që më thërret Anne është nëna ime dhe ajo e bën këtë gjë kur është shumë e nevrikosur me mua. Kështu që sa herë dal në publik dhe dikush më thërret me emrin tim, më duket sikur do më bërtasin”u shpreh aktorja.

Ajo ka treguar se në moshën 14-vjeçare, kur xhiroi një reklamë, i’u tregoi njerëzve se duhej ta thërrisnin sipas emrit të saj, por nuk e mendoi se gjithë jetën do i ngelej emri “Anne”. Kështu ajo iu ka bërë thirrje njerëzve që ta thërrasin me pseudonimin e saj, Annie, ose si të duan ata përveçse me emrin e saj të vërtetë.

“Unë jam Annie. Njerëzit më quajnë Zonjusha H, njerëzit më thërrasin Hath, kështu që ndihuni të lirë, më thërrisni si të doni, por jo Anne”.

Kujtojme se Hathaway është inspiruar nga nëna e saj për aktrimin. Ajo e filloi karrierën e saj me serialin “Get Real “(1999-2000), dhe më pas me filmin “The Princess Diaries”(2001), në rolin e Mia Thermopolis, me të cilin fitoi “Teen Choice Award”. /AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore