Kulturë

Anna Oxa merr nënshtetësinë Shqiptare


Këngëtare, aktore, dhe prezantuese televizive në Itali , Anna Oxa ka marrë nënshtetësinë Shqiptare. Ana lindi në Bari më 28 prill 1961, nga një nënë italiane dhe baba shqiptar (Qazim Hoxha).  Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkuar personalisht në Krujë për t’ia dorëzuar pasaportën shqiptare.

“Ju solla pasaportën shqiptare, me një foto të bërë nga fotografi i Skënderbeut. Nga ky çast ju jeni zyrtarisht shqiptare”- i tha Rama.

Anna Oxa ka një karrierë të gjatë telvizive në Itali. Për shkak të pjesëmarrjeve të shumta në Festivalin e Muzikës Sanremo, ajo ka marrë popullaritet dhe njohje.

Karriera e saj filloi në 1978-ën , ku Oxa mori pjesë në Sanremo me këngën “Un’emozione da poco”, duke u renditur e dyta në konkurs. Pas suksesit në Sanremo, ajo nxorri albumin e saj të parë në Itali. Në vitin 1989, me interpretimin e  këngës  “Ti lascerò” si duet me Fausto Leali-n, dyshja fitoi konkursin, dhe kështu u zgjodhën si përfaqsues të Italisë në  Eurovision Song Contest 1989 në Lozanë. Ata u pozicionuan në vendin e nëntë në finale. Oxa nuk u ndal me kaq. Në 1999 ajo fitoi dhe njëherë  si soliste me këngën “Senza pietà”.

Përveç të kënduarit Oxa, ka marrë pjesë si anëtare e jurisë në  “Amici” di Maria De Filippi-it, në “Dancing with the Stars” dhe aktore në filmin “Maschio, Femmina”.

Anna Oxa ka qënë e martuar me Begjet Pacollin, ish President i Republikës së Kosovës për një kohë të shkurtër dhe ish ministër i Jashtëm i Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore