Biznes

Anketa e DIHA-s: Problematike lufta kundër kriminalitetit e korrupsionit dhe transparenca me tenderat


Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) ka prezantuar këtë të enjte të 25 majit rezultatet e anketimit për klimën e biznesit në Shqipëri.

Bledar Mankollari, drejtor Ekzekutiv i DIHA-s, ka bërë një prezantim të rezultateve, ku ka theksuar se problematike ngelen ende çështjet që lidhen me sigurinë ligjore, luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, si dhe transparenca e tenderave publike.

“Ka një ngritje domethënëse te negociatat për anëtarësim në BE. Kemi një rënie të arsimit akademik, por prapë qëndron në një nga 5 faktorët e mirëvlerësuar”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se ka përmirësim të faktorëve të tjerë, por që qëndrojnë në nivele të ulëta, fleksibiliteti në tregun e punës, disponueshmëria në faktorin lokal, disiplina në paga, stabiliteti social dhe politik apo infrastruktura.

“Kemi rritje të lehtë, por qëndron në 5 të fundit, parashikueshmëria e politikave ekonomike, siguria ligjore, lufta kundër kriminalitetit, dhe korrupsionit, transparenca e tenderave publike, lufta ndaj informalitetit, qëndrojnë akoma faktorët problematikë sa i përket të të bërit biznes në Shqipëri”, ka ravijëzuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore