Film

Anime më e re japoneze Earwig and the Witch


Earwig and the Witch është një film televiziv japonez i animuar me regji të Gorō Miyazaki. Filmi bazohet në romanin me të njëjtin emër të shkruar nga shkrimtarja,  Diana Wynne Jones.

E rritur në një jetimore në fshatin britanik, Earwig nuk e dinte se nëna e saj kishte fuqi magjike. Jeta e saj ndryshon në mënyrë dramatike ,kur një çift i çuditshëm e merr. Ajo është e detyruar të jetojë me një magjistare egoiste. Ndërsa vajza e re kokëfortë vendos të zbulojë sekretet e kujdestarëve të saj të rinj, ajo zbulon një botë magjish, ilaçesh dhe një këngë misterioze që mund të jenë çelësi për të gjetur familjen që ajo gjithmonë ka dashur.

Filmi ishte planifikuar të shfaqej si premierë në Festivalin e Filmit 2020 të Cannes. Festivali u anulua për shkak COVID-19. Më pas filmi  u shfaq premierë në Festivalin e Filmit Lumière, në Lyon, më 18 tetor 2020.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore