Lajme

Anija e parë me drithë ukrainas mbërriti në Spanjë


Anija e parë me drithë ukrainas mbërriti në një port në veriperëndim të Spanjës duke lundruar nëpër Detin Baltik.

Lajmin e bëri të ditur multi-mediali amerikan CNN.

Sipas burimeve të CNN, dërgesa e parë e drithit ukrainas ishte 18 mijë tonë.

“Ky është grumbulli i parë i drithit ukrainas që arrin në veriperëndim të Spanjës përmes detit, duke përdorur një rrugë të re transporti të hapur në Detin Baltik për të shmangur bllokimin e marinës ruse të porteve të Detit të Zi që nga fillimi i luftës”, deklaruan prodhuesit e ushqimit ‘Agafac’ në një deklaratë.

Drejtori i kësaj kompanie, Bruno Bide, sqaroi se ‘Agafac’ zakonisht importon 40 për qind të drithit nga Ukraina çdo vit nga janari deri në qershor me një vëllim total prej 1 milion ton misër.

Vihet re se drithi u largua nga Ukraina perëndimore me kamionë për në Poloni dhe Rumani, pas së cilës gruri u ngarkua në një anije në portin polak të Swinoujscie në Detin Baltik.

Ukraina nuk mund të eksportojë produkte bujqësore për faktin se luftanijet ruse në Detin e Zi bllokojnë kalimin e anijeve tregtare.

Në veçanti, Ukraina arriti të eksportojë 1 milion e 90 mijë tonë drithë në muajin prill, ndërsa në mars kjo shifër ishte vetëm rreth 200 mijë tonë.

Para luftës, fermerët eksportonin rreth 5 milionë tonë në muaj.

Në të njëjtën kohë, OKB-ja deklaroi se nëse porti i Odessa-s nuk zhbllokohet, kjo do të përkeqësojë krizën ushqimore.

Nëse situata nuk zgjidhet, numri i njerëzve në prag të urisë do të arrijë në 323 milionë njerëz.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore