Përballje

Anglia vazhdon me fitore, mposht Ukrainën


Anglia e ka marrë fitoren e dytë në po aq ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Pasi mposhtën Italinë në ndeshjen e parë, “Tre Luanët” shënuan tjetër fitore në ndeshjen me Ukrainën me rezultat 2:0.

Më meritore për këto tre pikë të anglezëve ishte sulmuesi i Arsenal-it, Bukayo Saka, i cili shënoi një gol dhe dhuroi një asistim.

Goli i parë u shënua në minutën e 37-të nga Harry Kane, i cili mori një asistim të bukur nga Saka.

Tre minuta më vonë, lojtari i Arsenal-it shënoi një super-gol nga distanca për ta dyfishuar avantazhin e vendasve.

GOLI I BUKAYO SAKA.

Edhe pse u duk një sfidë që do të ketë më shumë gola, ky i Saka-s ishte i fundit në këtë ndeshje.

Me këto tre pikë, Anglia mban vendin e parë në Grupin C me gjashtë pikë, derisa këto dy fitore ishin ndaj dy kundërshtarëve më të fortë në letër të këtij grupi, pasi që bëjnë pjesë edhe Maqedonia e Veriut dhe Malta.

Ndërkohë, në orën 18:00 u zhvilluan edhe dy ndeshje kualifikuese.

Islanda shënoi fitore të thellë në udhëtim te Liechtenstein me rezultat 0:7, ndeshje kjo e Grupit J.

Ndërsa Sllovenia fitoi me shifrat 2:0 ndaj San Marinos, duke qëndruar e para në Grupin H me gjashtë pikë.

Ndërsa në ndeshjen tjetër të këtij grupi u shkaktua befasia më e madhe deri më tani në këto ndeshje.

Danimarka ishte duke fituar me rezultat 0:2 deri në minutën e 73-të në udhëtim te Kazakistani, por vendasit bënë surprizën duke e rikthyer rezultatin për të fituar me shifrat 3:2.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore