Sport

Anglia do të hapë dyert për tifozët në Euro 2021


Risjellja e publikut në stadiume për ndeshjet e Kampionatit Evropian të ardhshëm: ky është qëllimi i qeverisë angleze në funksion të turneut kontinental, i cili fillon qershorin e ardhshëm.
Pas zbutjes së kufizimeve anti-Covid mbi sportet në natyrë në Angli, tani hipoteza në shqyrtim është gjetja e një zgjidhjeje për t’i lejuar tifozët që të marrin pjesë në gara, edhe nëse do të jenë në një përqindje të reduktuar.

Sipas revistës Time, qeveria e Boris Johnson po shqyrton mundësinë e lejimit të hyrjes në stadiume për ata që tashmë janë vaksinuar ose mund të demonstrojë se i janë nënshtruar një tamponi të shpejtë (Lateral Flow Test) që vërteton negativitetin ndaj Covid-19.

Për këtë çështje ka folur ministri i Sportit, Nigel Huddleston.

Për Time, ai ka shpjeguar strategjinë e vendosur aktualisht, “Është një sfidë dhe unë kam besim. Ne do të dëshironim të kishim një numër të mirë të tifozëve në tribuna. Është absolutisht një objektiv, edhe pse s’mund të garantoj që do të arrijmë kapacitetin e plotë të stadiumeve”.

“Shpresojmë ta arrijmë qëllimin gjatë verës, por natyrisht gjithçka do të varet nga mënyra se si shkojnë gjërat. Sigurisht që shëndeti fizik, mendor dhe financiar i njerëzve është goditur rëndë nga coronavirusi”.

“Për këtë ne duhet të kthehemi sa më shpejt të jetë e mundur në një version sa më të afërt të realitetit. Ne do të dëshironim të kalonim një verë të qetë dhe gjithashtu që njerëzit të argëtoheshin përsëri”.

Ndërkohë në Angli, nga sot, e hënë 29 mars, janë zbutur masat anti-Covid dhe është e mundur të kryhen sërish aktivitete bazike sportive në natyrë. “Kthehu për të luajtur”.

Ky është slogani i zgjedhur nga qeveria: sportistët do të jenë në gjendje të kthehen në futboll në natyrë, kriket, regbi, tenis, basketboll, golf, vela etj. Pishinat do të rihapen gjithashtu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore