Euro 2020

Anglezët u nxjerrin “bojën” italianëve


Italia u përballë me Anglinë në finalen e Euro 2020 në “Wembley” ku arriti të fitonte trofeun pas ekzekutimit të penalltive.

Anglezët kanë publikuar disa foto pas ndeshjes ku tregohej dhoma e zhveshjes së skuadrës italiane. Gjithçka ngjasonte me “fushë betejë” thuhej në gazetën gjermane “Bild”.

Kudo mund të gjeje shishe birre, atlete, shapka, pantallona të shkurtra, çorape e deri te bokserat. Një situatë kaotike thuhej në “The Sun”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore