Jetesë & Stil

Angelina Jolie, si rrallë herë, paraqitet në publik me fëmijët e saj


Aktorja e famshme amerikane, Angelina Jolie, bëri një paraqitje të rrallë publike në West Hollywood, duke zgjedhur që bashkë me dy fëmijët e saj, Pax dhe Zahara, të hanë sushi.

Jolie, 45 vjeçe, nuk kishte veshur diçka të veçantë. Ngjyra e zezë ishte e përzgjedhura e Jolie, dhe përfshinte po ashtu aksesoret nga çanta te sandalet, së bashku me një maskë që shkruante, “100% njerëzore”.

Ndërsa, vajza e Jolie, 16 vjeçja, Zahara, u kombinua me mamanë e saj me një veshje pothuajse të njëjtë monokromatike, ndërsa Pax, i cili është 17 vjeç, ishte më i gjallë në stil duke u paraqitur me një këmishë të kuqe përzier me blu, si dhe një kapele bejsbolli ngjyrë gri.

Treshja darkoi tek Bulevardi “Sunset”, në restorantin “Sushi Park”, vend ky që përkundër lokacionit të thjeshtë dhe arkitekturës modeste, është vlerësuar lartë nga “The Infatuation”.

Një natë jashtë, duket të ketë qenë një pushim i mirëpritur nga ajo që ka pushtuar familjen e Jolie dhe Pitt për vite me radhë.

Angelina Jolie, ditëve të fundit gjatë një interviste për “Entertainment Weekly”, fajësoi betejën e zgjatur të çiftit në gjykatë për mbajtjen e saj nga drejtimi i më shumë filmave.

“Unë e dua regjinë, por pata një ndryshim në situatën time familjare që ma ka bërë të pamundur të merrem me këtë për disa vjet. Kisha nevojë të punoja më pak dhe të rrija më tepër në shtëpi pranë fëmijëve të mi”, tha ajo gjatë intervistës.

Jolie dhe Pitt, i dhanë fund martesës së tyre dy-vjeçare në vitin 2016.

Ata të dy u shpallën ligjërisht beqarë në vitin 2019, megjithëse divorci i tyre ende nuk është finalizuar dhe vazhdon të jetë i komplikuar nga beteja e kujdestarisë mbi gjashtë fëmijët e tyre.

Përveç Pax dhe Zahara, Pitt dhe Jolie janë prindër të Maddox, 19 vjeç, Shiloh, 14 vjeçe dhe binjakëve 12-vjeçarë Knox dhe Vivienne.

Ndërsa dokumentet e gjykatës në çështjen e tyre janë private dhe të vulosura, akuzat e Jolie mbi sjelljen e pretenduar abuzive të Pitt, u publikuan në të përditshmen “The Blast” në Mars.

Një incident “famëkeq” familjar në bordin e avionit privat të Jolie-Pitt në vitin 2016, ishte ndër arsyet kryesore e ndarjes së çiftit, pasi që ylli i filmit “Fight Club”, kishte pranuar se iu kishte bërtitur fëmijëve të tij. Por ai asnjëherë nuk u akuzua për abuzim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore