Stil

Angelina Jolie përballet me kritika për marrëveshjen shumëmilionëshe me oligarkun rus, Yuri Shefler


Aktorja e shquar, Angelina Jolie është kritikuar pasi ra dakord për një marrëveshje shumë milionëshe me një oligark rus.

Jolie, një e dërguar e posaçme e OKB-së për Komisionerin e Lartë të Refugjatëve, përballet me akuza për hipokrizi pasi kohët e fundit kërkoi një fund të menjëhershëm të luftës në Ukrainë.

Angelina Jolie.

Ish partneri i saj, aktori, Brad Pitt, po padit Angelina-n për shitjen e aksioneve të saj në pronat e tyre të verës Chateau Miraval në Provence, miliarderit rus Yuri Shefler.

Oligarku, i cili la ushtrinë sovjetike në moshën 19-vjeçare, është i martuar me modelen e Victoria’s Secret, Tatiana Kovylina dhe është shefi i “SPI Group”, i cili shet vodka Stolichnaya së bashku me markat e tjera të alkoolit.

Ai u padit menga shefi i tij i investimeve me qendër në Londër, Vlad Zabelin, pasi e shkarkoi atë përmes telefonit.

Zabelin e kishte kundërshtuar që Shefler – i cili ka një vlerë prej 1.1 miliardë funte – uli pagën e 2 mijë punëtorëve të tij me 30 për qind kur goditi pandemia, edhe pse biznesi ishte ende duke ecur mirë.

Yuri Shefler.

“Angelina e pozicionon veten si një paqebërëse e kësaj bote, por në fund të fundit ka hyrë në biznes me dikë që nuk ka saktësisht një të kaluar të bardhë”, ka thënë një burim pranë The Sun.

“Brad po vlon për të gjithë dhe beson se ka çështje etike në lojë”, ka thënë burimi.

“Marrëdhëniet mes dyshes janë në nivelin më të ulët historik. Ata flasin vetëm përmes avokatëve tani”, ka shtuar ai.

“Ne vazhdojmë të shikojmë tmerret që shpalosen në Ukrainë dhe bëjmë thirrje për një fund të menjëhershëm të konfliktit dhe akses humanitar”, tha Jolie gjatë një udhëtimi në Jemen.

Sipas dokumenteve të fundit të gjykatës, Brad dhe Angelina fillimisht e blenë kantinën në vitin 2008 për 21 milionë funte, ku ajo siguronte 40 për qind të financimit në atë kohë.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie.

Brad pretendon se ajo përfundoi shitjen e 50 për qind të aksioneve të saj “pa dijeninë e tij”.

Ish-çifti i Hollywoodit, i cili u martua në vitin 2014 dhe u nda në vitin 2016, janë përfshirë në sistemin ligjor për çështje të ndryshme gjatë gjashtë viteve të fundit.

Majin e kaluar, Brad iu dha kujdestaria e përbashkët e fëmijëve të tyre, Pax, Zahara, Shiloh dhe Vivienne e Knox.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore