Film

Angelina Jolie: Nuk jam “nënë shtëpiake”


Angelina Jolie ka provuar rolin e të qënit mama shtëpiake me kohë të plotë gjatë pandemisë. E intervistuar nga British Vogue, aktorja është shprehur se nuk është për të, të qëndruarit ne shtëpi edhe pse është nëna e gjashtë fëmijëve.

“S’kam qenë kurrë e mirë kur vjen puna për të qëndruar në një vend. Edhe pse gjithmonë kam dashur fëmijë, e kam imagjinuar jetën time duke udhëtuar, në mes të një xhungle apo diçkaje të ngjashme me të. S’e kam imagjinuar dot kurrë rolin e nënës në atë tradicional prandaj më duket sikur nuk kam aftësi në të qënin një mama shtëpiake. Them se po e menaxhoj si duhet sepse fëmijët po më ndihmojnë, por s’jam e mirë fare në këtë”, tha Jolie.

Jolie e ka konsideruar të papripur qëndimin në shtëpi 24 orë sepse se kishte menduar kurrë veten. Ajo nuk la pa përmendur që falë të vegjëlve të saj cdo gjë ka shkuar më së miri, pasi kanë funksionuar si një skuadër e bashkuar. Ajo është shprehur se ndonëse fëmijet e saj janë të vegjël, ata janë shumë protektiv ndaj asaj dhe se i kanë mësuar shumë.

“Sado klishe mund të duket, por kur ti i do dhe përpiqesh, edhe nëse vezët digjen apo diçka tjetër s’shkon mirë, në fund të ditës nuk ka rëndësi. Ne të 7-të jemi një skuadër”, ka thënë ajo.

Ndonëse periudhë e vështirë, Jolie është shprehur mbi pandeminë duke thënë se: “njerëzit janë bërë më humanë dhe kjo është diçka e bukur”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore