Sport

Angel Di Maria dëshiron të luaj me Lionel Messi-n


Argjentinasi i Paris Saint-Germain-it, i bën ftesë Messi-t që t’i bashkohet PSG-së, duke thënë që e vlerëson shumë bashkëkombasin e tij.

“Do të ishte e mrekullueshme sikur të bashkohesha me Messi-n në skuadër”, u shpreh Di Maria.

Dy lojtarët kanë ndarë shpesh herë të njejtën fushë, shumë herë si bashkëlojtar, por plot herë edhe si kundërshtar.

Messi-t i skadon kontrata këtë verë me Barcelonën, dhe numri ‘10’ ende nuk ka vendosur rreth të ardhmes së tij.

“Gjatë gjithë karrierës sime, gjithçka që kam parë, më kanë bërë të mendoj që Messi është nga një planet tjetër”, tha Di Maria,

“Por, ai është një futbollist i Barcelonës, ka ende kontratë me ta”, vazhdoi Di Maria, “pas asaj, do shohim”.

“Une flas shpesh me të dhe gjithmonë i them që gjëja më e rëndësishme është lumturia e tij dhe familjes së tij. Është shumë e vështirë të them diçka tjetër”, përfundoi ai.

Manchester City dhe Paris Sain-Germain janë skuadrat që po përcjellin nga afër situatën kontraktuale të Messi-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore