Lajme

Anëtarja e Kongresit amerikan, viktimë e sulmit seksual


Politikanja demokrate, Alexandria Ocasio-Cortez, gjatë një transmetimi në mediat sociale ka thënë se është një e mbijetuar e sulmit seksual.

Kjo ishte hera e parë që ajo ka folur me publikun për këtë çështje. Cortez e ka lidhur sulmin seksual me ato që kanë ndodhur në Capitol.

Anëtarja e Kongresit amerikan akuzoi republikanët për shmangie nga faji për trazirat e Capitol-it. Sipas saj ata po përdorin të njëjtat “taktika si abuzuesit”.

Politikania i ka quajtur ngacmuesit ”tifozë të ish-presidentit Donald Trump”.

Cortez, përfaqëson New Yorkun-un dhe shpesh është vënë në shënjestër të konservatorëve.

Ajo ka akuzuar senatorin e Texas-it, Ted Cruz, për mohim mbi përgjegjësinë e sulmeve që lanë pesë njerëz të vdekur.

Javën e kaluar, Cruz dhe Cortez ranë dakord për një çështje politike por më vonë ajo u tërhoq.

“Unë mund të vdisja nga sulmi kështu që ti nuk ke vend në këtë marrëveshje”, ishin fjalët e saj drejtuar senatorit Cruz.

Pas kësaj fjalie shumë kongresmenë iu drejtuan asaj që të kërkonte falje, por sipas saj këto janë taktika që vetëm një abuzues i përdor.

“Unë nuk do ta lejoj që kjo të ndodhë me vendin tonë. Ne nuk do ta lejojmë të ndodhë”, ishin fjalët e kongresmenes gjatë transmetimit.

Ajo ka treguar për skenat e tmerrshme që kanë ndodhur gjatë sulmit në Capitol.

Cortez ka akuzuar policinë për neglizhencë dhe mos zbatim të ligjit. Ndër të tjera, ajo shtoi se kongresmenët demokratë i kishin thënë se “Trump-i ishte në dijeni të sulmeve që do të ndodhnin” në Capitol.

Ajo është shprehur e gatshme për t’u përballuar me kritikat që do t’i vinin pas këtij rrëfimi.

“Njerëzit do të thonë se ajo do vëmendje”, tha Cortez.

Ajo është një zë me ndikim në politikën kombëtare. Mbështetja e saj është ndër më të kërkuarat midis kandidatëve progresivë.  Ka patur raste që mendimet e saj e kanë vënë atë në kundërshtim me anëtarët partisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore