Shqipëria

Anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj betohet tek Presidenti Ilir Meta


Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj është betuar para Presidentit Ilir Meta. Binaj u zgjodh para disa ditësh nga Kuvendi i Shqipërisë.

Kandidatura e tij i ishte dërguar Kuvendit nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, duke e bërë Binajn anëtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjykatë duhet të ketë në përbërjen e saj nëntë anëtarë, por mund të jetë funksionale me së paku gjashtë anëtarë.

Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Sh. T. Z. Gramoz Ruçi, kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca dhe drejtuesja e misionit OPDAT të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Michelle Lakomy.

 “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë”, – deklaroi Binaj gjatë betimit para presidentit Meta.

Nga ana e tij, Meta i uroi suksese anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese në detyrën e tij të rëndësishme dhe me përgjegjësi të lartë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore