Lajme

Andy Jassy, CEO i ardhshëm i Amazon-it


Themeluesi i Amazon-it, Jeff Bezos, do të lёrё karrigen si CEO i Amazon-it dhe do t’ia kalojë përgjegjësinë Andy Jassy, ​​një “veteran” 24-vjeçar i kompanisё.

Kompania e bёri tё ditur lajmin pёrmes njё njoftimi ditёn e martё.

Megjithëse nuk është një figurë publike si Bezos, Jassy është një ekzekutiv i arritur në fushёn e tij.

Tani, ai do të marrë drejtimin e ndërmarrjes një vit pas rritjes masive të shkaktuar nga pandemia.

“Andy është shumё i njohur brenda kompanisë dhe ka qenë në Amazon, pothuajse për aq kohë sa unë. Ai do të jetë një udhëheqës i shquar dhe ka besimin tim të plotë”, shkroi Bezos në një letër për punonjësit të martën.

Jassy filloi në Amazon në vitin 1997, vetëm rreth tre vjet pasi Bezos nisi kompaninë në garazhin e tij dhe tri javë para se kompania të dilte në publik me vlerёn 300 milionё dollarё. Ishte puna e tij e parë pas diplomimit në Harvard Business School.

“Dhashë provimin e fundit në Shkollёn e Biznesit nё Harvard në maj të vitit 1997 dhe fillova punё në Amazon të hënën tjetër. Nuk e dija se cila do të ishte puna, në cilin grup do të punoja dhe cili do të ishte titulli im”, tha Jassy në podcastin “The Voice Disruptive” vitin e kaluar.

Ai punoi fillimisht në marketing dhe më pas u bё pjesё e projektit “ekipi SWAT”, pёr tё eksploruar kategori të tjera të mundshme të produktesh për Amazon.

Jassy hyri në biznesin e muzikës, pjesë tё projektit.

Në fillim të viteve 2000 u caktua nё njё pozicion të referuar në atë kohë si “hija” e Bezos, një rol i ngjashëm me shefin e stafit, i krijuar për të trajnuar ekzekutues të rinj premtues.

“Ai arriti tё lulëzonte në këtë ekzekutiv. Jassy parashikonte pyetjet që Jeff do të bënte, gjërat që urrente, gjërat që do të donte dhe stilin e tij të udhëheqjes”, tha Ann Hiatt, një partnere biznesi e Bezos gjatë ditëve të para të Amazon-it.

Jassy ishte atje kur Amazon vendosi të niste AWS dhe ta operonte atë si një kompani tё veçantë.

Jassy mbikëqyri rritjen e AWS, pavarësisht se e shkuara e tij nuk ishte nё fushёn e teknologjisë.

Jeffrey Sonnenfeld, një profesor i Shkollës së Menaxhimit të Yale, thotё se ai ishte shumë i përulur dhe nuk e promovonte veten.

Paga bazë e Jassy, ​​si ajo e disa ekzekutuesve të tjerë të lartë, ishte 175 mijё dollarë në vitin 2019, sipas deklaratës më të fundit të Proxy të Amazon të botuar në vitin 2020.

Në vitin 2019, kompensimi i tij i përgjithshëm ishte 348 mijё e 809 dollarë. Por, një vit më parë, paga e tij arriti në më shumë se 19.7 milionё dollarë, falë një çmimi të aksioneve.

Ky lajm është marrë dhe përshtatur nga CNN për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore