Lajme

Andrew Tate do të qëndrojë në paraburgim për të paktën 30 ditë


Një gjykatë rumune urdhëroi Andrew Tate të qëndrojë në paraburgim për të paktën 30 ditë.

Prokurorët rumunë i kërkuan gjykatës të premten pikërisht që të zgjasë paraburgimin e Tate.

Kjo, pasi personaliteti përçarës i internetit u arrestua me dyshimin për trafikim njerëzor, përdhunim dhe formim të një grupi krimi të organizuar.

Tate, një ish-kickboksier profesionist dhe vëllai i tij Tristan u ndaluan të enjten për 24 orë fillestare së bashku me dy të dyshuar rumunë, thanë prokurorët nga njësia kundër krimit të organizuar në një deklaratë pasi bastisën pronat e tyre në Bukuresht.

“Prokurorët kundër krimit të organizuar kanë njoftuar gjykatësin e të drejtave dhe lirive në Gjykatën e Bukureshtit me një propozim për të arrestuar katër të dyshuarit për 30 ditë”, thanë prokurorët të premten.

Vëllezërit nuk pranuan të komentojnë të enjten, por avokati i tyre konfirmoi se ata ishin arrestuar. Ata dolën në gjykatë të premten teksa prisnin vendimin e saj nëse do të plotësonin kërkesën e prokurorëve.

Prokurorët thanë se vëllezërit Tate ishin nën hetim penal që nga prilli.

“Katër të dyshuarit … duket se kanë krijuar një grup kriminal të organizuar me qëllim të rekrutimit, strehimit dhe shfrytëzimit të grave duke i detyruar ato të krijojnë përmbajtje pornografike që synohet të shihet në faqet e internetit të specializuara për një kosto”, thanë prokurorët në një deklaratë vonë. te enjten.

Prokurorët thanë se kishin gjetur gjashtë gra të cilat ishin shfrytëzuar seksualisht nga të dyshuarit.

Tate, i cili ka lindur në Shtetet e Bashkuara, ka shtetësi amerikane dhe britanike.

Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi se është në dijeni të rastit.

Zyra e Jashtme e Britanisë tha se nuk i ishte drejtuar për ndihmë konsullore lidhur me rastin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore