Lajme

Andrew dhe Tristan Tate lirohen nga burgu, shkojnë në arrest shtëpie


Dy vëllezërit, Andrew dhe Tristan Tate, do të lirohen menjëherë nga burgu dhe do të shkojnë në arrest shtëpie. ,

Është ky vendimi më i fundit i një gjykatësi rumun, i cili ka marrë në shqyrtim çështjen dhe ka vendosur për lirimin nga qelia të influencerit të njohur të mediave sociale, Andrew Tate dhe vëllait të tij, të cilët prej muajsh ndodhen pas hekurave.

Vetëm nëntë ditë më parë, një Gjykatë rumune e kishte zgjatur vendimin, nën akuzat e dyshimit për krim të organizuar dhe trafik të qenieve njerëzore, me të cilat dy vëllezërit përballen.

Megjithatë, rasti tashmë ka marrë tjetër rrjedhë.

36-vjeçari, një shtetas britaniko-amerikan që ka 5.4 milionë ndjekës në Twitter, u arrestua fillimisht në fund të dhjetorit në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, së bashku me vëllain e tij, Tristanin dhe dy gra rumune.

Të dyja ato, kanë qenë po ashtu nën arrest dhe do të lirohen me të njëjtat kushte si dy vëllezërit.

Tate, një kikboksier profesionist që ka jetuar në Rumani që nga viti 2017, ishte ndaluar më parë nga platforma të ndryshme të mediave sociale për shprehje të pikëpamjeve mizogjene dhe gjuhës së urrejtjes.

Ai ka pohuar në mënyrë të përsëritur se prokurorët rumunë nuk kanë prova dhe pretendon se çështja e tyre është një komplot politik i krijuar për t’i mbyllur gojën.

Nga Agjencia rumune kundër krimit të organizuar, DIICOT, u tha në një deklaratë pas arrestimeve të dhjetorit se kishte identifikuar gjashtë viktima në rastin e trafikimit të qenieve njerëzore, të cilat dyshohet se iu nënshtruan “akteve të dhunës fizike dhe detyrimit mendor” dhe të shfrytëzuara seksualisht nga anëtarët e grupit të dyshuar të krimit.

Sipas agjencisë, viktimat u joshën me pretendime dashurie dhe më vonë u frikësuan, u vunë nën vëzhgim dhe iu nënshtruan taktikave të tjera të kontrollit ndërsa detyroheshin të përfshiheshin në akte pornografike për përfitime financiare të grupit të krimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore