Sport

Andres Villas Boas jep dorëheqjen nga Marseille


Trajneri portugez i futbollit, Andres Villas Boas, ka zyrtarizuar se ka dhënë dorëheqjen nga detyra si trajner i klubit francez, Marseille.

Në një konferncë për shtyp pak minuta më parë, Villas Boas deklaroi: “Jap dorëheqjen nga kryesimi i Marseille, shkak është arsyeja që nuk pajtohem se si sillet klubi në aspektin e transferimeve. Ia kam komunikuar klubit këtë deklaratë, ata do të përgjigjen shumë shpejtë.”

Villas Boas ishte shumë i nervozuar me klubin, kur ata i treguan në momentin e fundit që Nemanja Radonjic do t’i bashkohet Hertha Berlin-it.

“Unë nuk pajtohem me klubin, për atë do të largohem. E dua Marsielle-ën, por nuk mund të lejoj asnjëherë që profesionalizmi im të preket. Kur ofrohem me një lojtar që nuk më nevojitet, normalisht që nuk do pajtohem me klubin.” tha Villas Boas.

Në rast se klubi refuzon dorëheqjen e Villas Boas, ai do të qëndroj në klub edhe për ndeshjen e javës së 23-të që Marseille do t’a zhvillojë përballë Lens.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore