Futboll

Andrea Pirlo: “Kemi dëshirë të hakmerremi”


Traineri bardhezi, Andrea Pirlo, i gatshëm për sfidën e sotme me Napolin foli në një konferencë për shtypin italian: “Kemi tepër dëshirë të hakmerremi, nuk jemi ata që u pamë me Inter dhe duam ta demostrojmë. Kjo ndeshje vjen në momentin e duhur. Objektivi është ta fitojmë për të dhjetin vit”

“Finalet luhen por duhen fituar, ne jemi këtu për këtë. Juve e ka fituar nëntë herë dhe ne duam edhe të 10-tën. Ndonjë pakujdesi mund të qëllojë porambiciet dhe synimet për t’u mbërritur mbeten po ato”- thotë Andrea Pirlo.

Ndërsa për garën me Inter, ai thotë: “Ajo kundër Inter është një garë për t’u harruar, duhet të çlirohemi dhe të mendojmë për finalen e Superkupës. Do të duhet të bëjmë një paraqitje krejt tjetër, duam të hakmerremi, të tregojmë që nuk jemi ata që u panë në humbjen e së dielës”

“Napoli është skuadër shumë e fortë, teknike. Duhet të bëjmë kujdes” – tha Pirlo./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore