Sport

Andre Siva, klauzolë largimi 30 milionë euro në 2021


Sipas Sport 1, sulmuesi portugez i Eintract Frankfurt-it dhe golashënuesi i dytë më i mirë në Bundesligë, mund të largohet në fundin e sezonit nga Frankfurti.

Kontrata e Silva-s e mban atë të lidhur me klubin deri në 2023, por shtypi gjerman raportoi se në kontratën e portugezit ka një klauzolë me vlerë 30 milionë euro, në rast largimi.

Silva është duke kaluar momente të mira në Gjermani. Në 28 ndeshje, në të gjitha kompeticionet që është aktivizuar këtë seozn, 26-vjeçari ka shënuar 24 gola, duke dhuruar nëntë asiste.

Pas lojtarit janë Atletico Madrid-i dhe Manchester United-i. Të dy ekipet nuk e kanë problem shifrën financiare dhe shumë shpejt priten zhvillime të reja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore