Sport

Ana tjetër e Sergio Ramos (pjesa e dytë)


Sergio Ramos, i ftuar në dy intervista, ka folur rreth gjërave të ndryshme.

Kjo e dyta në fakt qe me pyetje më pikante, pak më ndryshe nga ato që shohim zakonisht tek intervistat e futbollistëve.

Messi te Real Madrid?

– Do ta pranoja 100%, madje dhe do e ftoja në shtëpinë time për disa javë, që të ndihej i mirëseardhur.

Cristiano Ronaldo?

– Para finales në Kiev e dija që ai do të largohej. E kisha vënë re, thjesht nuk doja ta besoja dhe shpresoja që ai do ndryshonte mendim, por atë kohë ai kishte vendosur.

A të mungon Cristiano?

– Sigurisht. Por, siç ka humbur Real Madrid-i me largimin e Cristiano Ronaldo-s, ka humbur edhe vetë Cristiano Ronaldo.

Marrëdhënia me Hernandez Hernandez (gjyqtari në derbi)?

– Nuk kam marrëdhënie të mira me të, të gjithë e dinë. Mendoj që ishte penallti në derbi.

Kë do ta transferoje për Real Madrid-in, Mbappe apo Haaland?

– Të dy. Por nëse duhet të zgjedh njërin, atëherë Haaland është më lehtë për ne në aspektin ekonomik.

Nuk po them që Mbappe nuk është i mirë, por besoj që Haaland mund të jetë një numër nëntë i mirë për Real Madrid-in.

A do të luaje për Barcelonën?

– Kurrë. Për asnjë shifër. Ka gjëra që nuk mund të blihen me para, është e pamundur.

Partneri më i mirë në mbrojtje?

– Pique dhe Pepe. Për të gjithë trofetë që i kemi fituar bashkë. Unë dhe Pique nuk kishim nevojë të flisnim, thjesht shikonim njëri-tjetrin.

Gjithashtu Raphael Varane, jemi një dyshe e mrekullueshme, luajmë shumë mirë së bashku.

Pse e theva trofeun e Kupës së Mbretit (në vitin 2011)?

– Isha i entuziasmuar, trofeu ishte shumë i rëndë dhe autobusi ndaloi papritmas, dhe pastaj… të gjithë e dinë çfarë ndodhi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore