Lajme

Amnesty International: Navalny jo më i burgosur politik


Alexei Navalny gjatë procesit gjyqësor ndaj tij, më 2 shkurt 2021

Alexei Navalny nuk do të cilësohet më si i burgosur politik nga organizata jo-qeveritare Amnesty International (AI). Disa qëndrime të kryeopozitarit rus gjatë viteve 2000 kanë qenë arsyeja e këtij vendimi.

Komentet e Navalny-t lidhen me disa qëndrime anti-migracionit rreth mesit të viteve 2000. Këto do të cilësohen si gjuhë urrejtjeje nga AI-ja.

Përfaqësues të organizatës deklaruan se kishin marrë mesazhe të shumta mbi thirrjet e shkuara të Navalny-t. “Ato janë të cilësueshme si gjuhë urrejtjeje. Janë pjesë e një fushate të koordinuar”.

“Nuk do të përdoret më termi i burgosur politik për të”, bëjnë me dije përfaqësuesit e organizatës. Presion ndaj AI-së për të marrë këtë vendim, është ushtruar nga një rrjet televiz rus, RT, i themeluar nga qeveria.

Gjatë asaj periudhe, Navalny bënte pjesë në një lëvizje nacionaliste. Asnjë nga thirrjet nuk është bërë publike me anë të videove.

Reagime të shumta ka pasur kundër AI-së nga ana tjetër. Sipas shumë syresh, kjo lëvizje ngjan me atë të vitit 1962, kur statusi iu hoq Nelson Mandelas. Ky i fundit, kishte kërkuar përdorimin e dhunës për të luftuar Aparteidin.

Gazetari britanik, Ben Judah, e komentoi këtë hap si “dështim thelbësor të misionit të AI-së”. “Të përulesh përpara presionit propagandistik të RT-së është një fatkeqësi botërore”.

Zëdhënësi për shtyp i Amnesty International, Alexander Artemyev, deklaroi se “vendimi është i marrë”. “Pavarësisht kësaj, vazhdojmë të dënojmë burgosjen e Navalny-t për shkaqe politike”.

Kritiku i Kremlinit u gjykua më 2 shkurt. Ai mori një dënim me burg për 2 vjet e 8 muaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore