Lajme

Amerika zbulon se 4 balona spiune kineze kishin fluturuar mbi kokën e CIA-s gjatë presidencës Trump


Balona spiune kineze “u shfry” nga raketa më e shtrenjtë amerikane e lëshuar nga një F-22 Raptor.

Por polemikat vijojnë, veçanërisht brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një përplasje mes politikës, inteligjencës dhe ushtrisë është duke u zhvilluar, e cila po zbulon një të metë të madhe në sigurinë kombëtare: të paktën katër balona kineze i kishin shpëtuar NORAD-it mbi qiellin amerikan në vitet e fundit.

Shtëpia e Bardhë u fajësua nga republikanët se priti një javë përpara se të shkatërronte balonën e spiunazhit.

Për të devijuar presionin, zyrtarët e administratës Biden zbuluan se raste të ngjashme gjatë presidencës së Donald Trump që kishin kaluar në heshtje.

Në këtë moment, Mike Pompeo, i cili kishte qenë drejtor i “CIA-s” me Trump, hapi zjarr.

“Tani ata të Bidenit kanë shpikur që një balonë ishte dërguar nga Kina gjatë administratës Trump, për të justifikuar ngadalësinë e tyre. Nuk më është thënë kurrë për këtë dhe jam shumë i sigurt se drejtorit të CIA-s do t’i kishin thënë për një tullumbace me madhësinë e tre autobusëve që ngadalë po hynte në zemër të territorit tonë për ditë të tëra”, përfundoi Pompeo.

Trump komentoi se Kina kishte shumë respekt për të, që të bëjë diçka të tillë.

Me breshëri erdhën edhe mohimet e zyrtarëve të tjerë të lartë të sigurimit, të rënë nga retë përballë zbulimit se në kohën e tyre kishin kaluar tullumbace të tjera spiune kineze.

Në këtë pikë, NORAD-i duhej të ekspozohej (dhe të shpallej përgjegjës), komanda e mbrojtjes së hapësirës ajrore u mitizua në dhjetëra filma dhe romane të Luftës së Ftohtë.

Ish-zyrtarët e Pentagonit thanë se ato katër (ose më shumë) balona që ikën nga NORAD ishin cilësuar nga Pentagoni si “fenomene ajrore të paidentifikuara”, d.m.th. objekte fluturuese misterioze që nuk mund të shpjegohen: pothuajse UFO.

Nga katër balonat e përcaktuara më parë si “fenomene ajrore të paidentifikuara”, tre kishin kaluar gjatë presidencës Trump dhe një në fillim të Bidenit.

Nuk u zbulua nëse balonat e mëparshme ishin të së njëjtës madhësi me atë të zbuluar të mërkurën e kaluar gjatë fluturimit mbi bazën e raketave strategjike në Montana.

Burimet e administratës Biden ngushëllojnë veten duke vërejtur se rikuperimi i rrënojave është duke u zhvilluar dhe studimi i tyre do të lejojë të fitojnë njohuri të rëndësishme mbi mjetet e përdorura nga spiunazhi kinez.

Ministria e Jashtme kineze këmbëngul se “avioni ishte për përdorim shkencor”, se rrëzimi i tij ishte një shkelje e rregullave sepse ishte një “avion civil në rrezik”.

Marrë nga “Corriere Della Sera”, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore