Tokyo 2020

Amerika rikthehet te fitoret, mposhtë Iranin


Devin Booker & Javale McGee

Ekipi i meshkujve të Amerikës në basketboll u rikthye te fitoret pas humbjes shokuese në ndeshjen e parë përballë Francës.

SHBA-të arritën fitoren me rezultat të thellë 120-66 përballë Iranit.

Amerika humbi serinë e 25 ndeshjeve olimpike pa humbje me radhë përballë Francës të dielën.

Damian Lillard shënoi 21 pikë, duke qenë koshashënuesi më i mirë, kurse Devin Booker shtoi 16 pikë tjera.

Në total, Amerika shënoi 19 tre-pikësha, me gjashtë basketbollistë që e përfunduan ndeshjen në pikë dyshifrore.

Amerikanët, që fituan të artën në te olimpiadat e fundit, mund të sigurojnë pjesëmarrjen në fazën me eliminin, në ndeshjen kundër Çekisë.

Në grupin B, Gjermania u rikthye te fitoret poashtu, pas fitores 99-92, kundër Nigerisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore