Bota

Amerika ribashkohet me OBSH-në


Presidenti i ri i SHBA-së, Joe Biden, ka nënshkruar rivendosjen e marrëdhënieve të Amerikës me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Coronavirus-i vazhdon të ketë ndikim në shoqërinë dhe ekonominë amerikane.

Ky ribashkim SHBA-OBSH, cilësohet si hapi i dytë i madh i Biden-it, pas rikthimit në marrëveshjen klimatike të Paris-it. Mendohet se me këtë ribashkim, OBSH-ja do të japë ndihmë thelbësore që SHBA-ja të luftojë pandeminë sa më suksesshëm.

Biden-i madje, do të dërgojë Dr. Anthony Fauci-n në mbledhjen vjetore të mjekëve infeksionistë më të mirë në botë, organizuar nga OBSH-ja.

Me shpërthimin e pandemisë, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e quajti OBSH-në si “kukull e Kinës”. Kjo, sipas tij, pasi nuk organizata nuk pati guxim të akuzonte shtetin kinez për shpërthimin e pandemisë.

Me rikthimin e marrëdhënieve, pritet të rikthehet edhe dhënia e fondeve ndaj OBSH-shë. SHBA-ja është vendi që jep më shumë fonde për organizatën.

Tashmë pritet ndihma konkrete që SHBA-ja do të marrë. Ekspertët thonë se mund të kemi një ndihme me vaksina dhe ekspertizë për kryerjen e tyre./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore