Zgjedhjet në Shqipëri

Ambasadori britanik uron Edi Ramën për fitoren/ Përgëzon opozitën për rezultatin e rritur


Ambasadori britanik në Shqipëri Duncan Norman, mbrëmjen e ditës së mërkurë ka reaguar lidhur me zgjedhjet e 25 prillit, duke uruar kryeministrin njëkohësisht dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Ramën.

Përmes një statusi në median sociale Twitter, Norman përgëzon Ramën.

“Urime Kryeministër dhe PS-së për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare dhe shqiptarët për pjesëmarrjen e tyre, pavarësisht nga kufizimet e Covid-19”.

Po ashtu kryediplomati uroi dhe fushatën e Partisë Demokratike dhe rezultatin e rritur të elektoratit që ka fituar në krahasim me zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

“Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur Shqipërinë dhe ka ndjekur përgatitjen dhe mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. Ne ishim të lumtur kur pamë zbatimin e kornizës zgjedhore dhe dëshmuam që qytetarët votuan në një numër të madh”.

Në përfundim ai bëri thirrje që të gjitha parregullsitë gjatë procesit zgjedhor të hetohen nga organet kompetente.

“Ne inkurajojmë institucionet e Shqipërisë të hetojnë të gjitha parregullsitë e pretenduara”.

Përveç Norman, Ramën e kanë përgëzuar dhe ambasadori italian Fabrizio Bucci, ambasadori gjerman Peter Zingraf dhe ambsadorja amerikane Yuri Kim.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore