Film

Amber Heard thotë se ende ka ndjenja për Johnny Depp


Amber Heard dhe Johnny Depp

Amber Heard frikësohet se mund të paditet sërish nga ish-bashkëshorti i saj Johnny Depp – edhe pse ajo pranon se ende e do atë.

Kjo u zbulua në pjesën e dytë të intervistës ekskluzive të Heard me Savannah Guthrie në “NBC News”, intervista e parë që Heard dha prej kur humbi gjyqin nga Depp.

Kur u pyet nga Gutherie nëse mes tyre ka ende dashuri, aktorja tha “absolutisht”.

“Unë e dua atë. E kam dashur me gjithë zemër”, tha Heard. “Dhe unë u përpoqa të bëja më të mirën që munda për të funksionuar një marrëdhënie thellësisht e prishur por nuk munda”.

“Nuk kam aspak ndjenja të këqija apo keqdashje ndaj tij”, shtoi ajo. “Unë e di që mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar ose mund të jetë vërtet e lehtë për t’u kuptuar nëse thjesht keni dashur ndonjëherë dikë”.

Amber Heard

Në pjesën e parë të intervistës që u transmetua të martën, Heard tha se ajo besonte se “shumica dërrmuese e këtij gjyqi u luajt në mediat sociale”.

Ajo reflektoi më shumë mbi perceptimin e publikut për të, pasi Gutherie pyeti Heard për një tekst në të cilin Depp premtoi “poshtërim total global” për të.

“Unë nuk jam viktimë e mirë, e kuptoj”, tha ajo. “Unë nuk jam një viktimë e pëlqyeshme, nuk jam një viktimë e përsosur”.

Depp e paditi Heard-in për 50 milionë dollarë, duke pretenduar se ajo e shpifi për të në një shkrim të “Washington Post” të vitit 2018, në të cilin shkruante për përvojën e saj me dhunën në familje, megjithëse ai nuk u përmend me emër.

Ajo e kundërshtoi atë për 100 milionë dollarë dhe ata të dy u gjetën përgjegjës për shpifje, megjithëse sipas jurisë, Heard i kishte shkaktuar më shumë dëme Depp-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore