Stil

Amber Heard shet shtëpinë për t’ia paguar dëmshpërblimin Johnny Depp-it


Amber Heard

Amber Heard, është detyruar të shes shtëpinë e saj në Kaliforni për të paguar ish-bashkëshortin e saj Johnny Depp në mënyrë që ai të kompensojë humbjet që i shkaktoi Heard.

Ajo e shiti shtëpinë për 1.05 milionë dollarë dhe gjeneroi një fitim prej rreth 500 mijë dollarë.

Shtëpia e Yucca Valley u ble nga ylli i filmit “Aquaman” në vitin 2019 për 570 mijë dollarë, sipas të dhënave të pronës.

Prona e aktores në Kaliforninë Jugore e ndihmoi atë të fitonte një shumë të madhe prej 480 mijë dollarëve pasi e shiti atë për 1.05 milionë dollarë, që i bie 75% e shumës që Heard kishte paguar për ta blerë.

Shtepia e Amber Heard

Sipas raportit të “TMZ”, pronari i ri i shtëpisë ka pranuar se ka komunikuar me përfaqësuesit e Heard, por asnjëherë në ndonjë takim të të drejtpërdrejt.

Thuhet se aktorja po përpiqet të riformojë jetën e saj dhe të largohet nga afërsia e Hollivudit dhe vëmendjes së tepërt të medias.

36-vjeçarja paraqiti njoftimin për të apeluar vendimin e gjykatës në rastin e shpifjes, e cila vendosi se ajo me të vërtetë shpifi ish-bashkëshortin e saj në një shkrim që shkroi për “The Washington Post”.

Depp u shpërblye me 10.35 milionë dollarë si dëmshpërblim, ndërsa Heard fitoi një nga tre paditë e saj dhe iu dhanë 2 milionë dollarë si dëmshpërblim.

Duke shprehur zhgënjimin e saj pas vendimit, aktorja 36-vjeçare deklaroi se: “zhgënjimi që ndjej sot është përtej fjalëve. Më vjen zemra që mali i provave ende nuk ishte i mjaftueshëm për t’i bërë ballë fuqisë dhe ndikimit joproporcional të ish-bashkëshortit tim”.

“Jam edhe më e zhgënjyer me atë që ky vendim do të thotë për gratë e tjera. Është një kthim prapa. Ajo e kthen orën në një kohë kur një grua që foli mund të turpërohej dhe poshtërohej publikisht. Ajo e kthen prapa idenë se dhuna ndaj grave duhet marrë seriozisht”, shtoi tutje ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore