Shqipëria

Ambasadorja Yuri Kim inkurajon gratë shqiptare për të votuar


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka zgjedhur që në Ditën Ndërkombëtare të Gruas të inkurajojë gratë shqiptare që të votojnë në zgjedhje.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, gratë që përfaqësojnë vendet tona si ambasadore në Shqipëri, u kërkojnë të gjitha grave të votojnë sepse është e drejta dhe e ardhmja jonë”, është shprehur Kim në një postim në Twitter.

Thirrja e saj pason postimin në llogarinë zyrtare të ambasadës në Twitter, i cili ka të bashkëngjitur edhe videomesazhin e ambasadoreve.

“Të gjithë kanë arsye për të votuar. Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas është koha të kujtojmë se vota jonë është fuqia jonë, prandaj përdoreni atë! Informohuni për zgjedhjet! Merrni pjesë! Votoni zgjedhjen tuaj!”, kishte shkruar në Twitter Ambasada Amerikane në Tiranë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore