Zgjedhjet në Shqipëri

Ambasadorja suedeze: Dilni dhe votoni masivisht ditën e zgjedhjeve/ Shqetësues fenomeni i shitblerjes së votës


“Dilni dhe votoni masivisht ditën e zgjedhjeve dhe mos lejoni që vota juaj të influencohet apo të blihet”.

Kështu u shpreh ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad, pasi zhvilloi një takim me banorët e Paçramit, bashkia Vau Dejës.

“E vlerësoj demokracinë, jemi këtu në Paçram për të marrë këndvështrimin dhe perceptimin e njerëzve në lidhje me procesin zgjedhor. Është shqetësues fenomeni i shitblerjes së votës, duhet të keni kujdes sepse stadi në të cilin demokracia në Shqipëri ndodhet, është shumë e brishtë”.

Për më tepër Hastad, tha se qytetarët dhe shteti kanë rol të rëndësishëm në zgjedhje.

“Shteti duhet t’u sigurojë qytetarevë një proces zgjedhor të mirfilltë. Nuk dua të komentoj për përfshirjen e kandidatëve me të shkuar kriminale në këto zgjedhje”, e mbylli Hastad.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore