Shqipëria

Ambasadorja e OSBE/Shqetësim ishte keqpërdorimi i burimeve të administratës


Ambasadorja e OSBE/ODIHR, Urszula Gacek, nё njё intervistё pёr DW u shpreh se shqetёsimi i misionit nё zgjedhjet parlamentare tё 25 prillit nё Shqipёri ishte keqpёrdorimi i burimeve tё administratёs shtetёrore.

“Ka patur vizita inspektuese, të shpeshta nga ministra në objekte të caktuara dhe përdorur ato për fushatë elektorale”, deklaroi Gacek.

Ambasadorja u ndal tek fakti i avantazhit tё partisё nё pushtet dhe rёndёsia e pёrdorimit tё tij brenda kufirit tё sё lejueshmes.

“Por kur ke logon e partisë në maskën anti-Covid , nëse je duke mbajtur fjalim dhe thua ‘Më votoni’ atëhere kjo nuk është e lejueshme, e kapërcen kufirin e së lejueshmes. Ka paqartësi në ligjin e ri zgjedhor që do t’i shikojmë në detaje”, u shpreh Gacek.

Pёr sa i pёrket çёshtjes sё shitblerjes sё votёs ajo tha se “është një dukuri për të cilën në zgjedhjet e mëparshme janë bërë rekomandime sesi të trajtohet”.

Sipas ambasadores sё OSBE/ODIHR janё siguruar rreth 33 hetime pёr shit-blerje votash, pёrpara ditёs sё votimit dhe theksoi rёndёsinё e edukimit tё njerёzve pёr tё zhdukur fenomenin. Pra zbatimin e elementëve, edukimin e votuesve dhe ndjekjen penale.

“Çdo rast duhet trajtuar me drejtësi dhe paanshmëri, që në të ardhmen njerëzit mos ta bëjnë këtë. Duhet vënë në dukje që shit-blerja e votës nuk i përket një partie të veçantë”, deklaroi Gacek.

Gjithashtu pyetjes se a kanё qenё kёto zgjedhje mё tё mira se tё kaluarat, Gacek u pёrgjigj se OSBE nuk analiza krahasuese tё kёtij lloji dhe “ajo qё merret nga raportet e zgjedhjeve tё mёparshme janё rekomandimet pёr tё parё nёse janё adresuar ose jo”.

“Jemi shume të kujdesshëm të mos bëjmë krahasime për të treguar një lloj trendi”, theksoi ambasadorja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore