Lajme

Ambasadori ukrainas: Putin tha se pas Ukrainës do të merret me Kosovën


Volodymyr Tolkaç

Ambasadori ukrainas në Serbi, Volodymyr Tolkaç, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se pas luftës në Ukrainë do të merret me situatën në Kosovë.

“Prandaj, ne duhet të pyesim veten se çfarë mund të pritet nga një deklaratë e tillë”, potencoi ambasadori ukrainas.

Tutje, ai ka falënderuar Serbinë për gjithçka që po bën për ta ndihmuar Kievin, por shtoi se varësia energjetike e Beogradit nga Rusia është diçka që Ukraina e ka “vuajtur në shpinë” për një periudhë të gjatë kohore, transmeton Danas.

Tolkaç gjithashtu nënvizoi se Serbia e ka rrugën e saj, përmes të cilës i mbron interesat e veta, kur u pyet për refuzimin e Serbisë për të vendosur sanksione Rusisë.

“Ne do të donim që të gjithë të na mbështesin, por nuk na takon ne të vendosim, është detyrë e Serbisë”.

Po ashtu, ai ka deklaruar se ndihet fajtor për shkak të propagandës së fortë ruse në Serbi, e cila ndikon në opinionin e qytetarëve.

“Ne u jemi mirënjohës të gjithëve për mbështetjen e tyre në luftën kundër fashizmit”, dhe vuri në pah se Rusia po kryen gjenocid kundër popullit ukrainas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore