Lajme

Ambasadori Orlando: Partitë politike të jenë konstruktive për zgjedhjen e presidentit në Kosovë


“E përsërita thirrjen për të gjitha partitë që të flasin, të jenë konstruktive dhe përgjegjëse sa i përket zgjedhjes së presidentit”, ka thënë ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Tutje ai ka theksuar se dështimi i zgjedhjes së presidentit, “do të kishte ndikim negativ te qytetarët e Kosovës”.

Ai përmes një shkrimi në Twitter, ka treguar se është takuar me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiqin e Listës Serbe.

Orlando ka treguar se gjatë takimit të tij me Rakiqin kanë diskutuar edhe për pandeminë dhe luftën kundër COVID-19.

“Diskutuam për COVID-in dhe disa çështjeve tjera urgjente ndër-komunale që duhet të trajtohen nga Qeveria”, ka shkruar ai.

Ndërkohë në ditët në vijim pritet të mbahet seanca ku do të votohet për presidentin e Kosovës. Vjosa Osmani është kandidate për presidente.

Në bazë të rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ajo në zgjedhjet e 14 shkurtit arriti të sigurojë 300 mijë e 788 vota.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore