Kosova

Ambasadori grek në Serbi: S’kemi ndryshuar pozicion në raport me Kosovën


Ambasada e Greqisë në Serbi

Ambasadori i Greqisë në Serbi, Jorgos Jakofotakis, i nxitur nga komentet e ekspertëve amerikanë për Ballkanin rreth pozicionit të Greqisë në raport me Kosovën, ka reaguar duke thënë se vendimi i shtetit të tij për të mos e njohur Kosovën mbetet i pa ndryshueshëm.

“Greqia ka shumë të ngjarë të njohë Kosovën. Muri i krijuar nga 5 shtetet mosnjohëse do të shembet së shpejti, pasi Greqia ose ndonjë vend tjetër të vendosë ta njohë Kosovën”, thanë David Phillips dhe Daniel Serwer, në një intervistë për Televizionin Dukagjini.

Komente që u hodhën poshtë nga Jacofotakis në një intervistë në agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

“Pozicioni i Greqisë për të mos njohur pavarësinë e Kosovës është i njohur dhe mbetet i pandryshuar”, tha diplomati grek.

Greqia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk ka njohur Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore