Lajme

Ambasadori gjerman në Serbi flet për dialogun Kosovë-Serbi


Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Tomas Scheib, ka deklaruar se është në interes të të gjithëve që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për të gjitha çështjet e hapura brenda dialogut Kosovë-Serbi.

“Jam i bindur se dialogu për normalizimin do të vazhdojë së shpejti. Mirëpo, duhet të presim formimin e Qeverisë në Prishtinë”, ka thënë Scheib, transmeton gazeta serbe Tanjug.

Në një intervistë për gazetën serbe “Blic”, Scheib ka thënë se do të jetë më mirë për Serbinë dhe të gjithë rajonin të zgjidhin të gjitha problemet ekzistuese në lidhje me normalizimin.

Ai theksoi se qëllimi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës “është normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Ndërsa Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, disa ditë më parë kishte njoftuar se dialogu Kosovë-Serbi pritet të vazhdojë në muajin maj të këtij viti.

Ai ka thënë se Serbia është në presion të madh që ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Serbia është në një pozitë të vështirë. Ne presim që dialogu të vazhdojë në fillim të majit dhe do të jemi të gatshëm për të. Serbia pritet të jetë e vetmja në të gjithë hemisferën perëndimore që do të pranojë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Vuçiç.

Në fillim të muajit mars, Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell kishte thënë se ka ardhur koha që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore