Lajme

Ambasadori gjerman flet për heqjen e vizave me dyer të mbyllura


Ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde.

Ka filluar mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë me ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde.

Në këtë mbledhje temë diskutimi do të jetë liberalizimi i vizave.

Ndërsa, mbledhja e komisionit po mbahet me dyer të mbyllura për medie.

Po ashtu, pas përfundimit të takimit nuk dihet nëse do të ketë ndonjë konferencë për media.

Ndryshe, Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që qytetarët e saj ende kanë nevojë për viza për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian.

Ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Kosova është në pritje për heqje të vizave që nga viti 2008. Ndërkaq, premtime për liberalizimin e vizave pati që nga viti 2011,

Në vitin 2018, Komisioni Evropian rekomandoi heqjen e regjimit të vizave për Kosovën. Liberalizimi u votua edhe në Parlamentin Evropian, porse vendimi final ka mbetur te Këshilli i Ministrave të BE-së.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës nuk gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën e Shengenit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore