Lajme

Ambasadori britanik “i kënaqur” me takimin Kurti – Lajçak


Takimi mes fituesit të zgjedhjve, Albin Kurti dhe përfaqësuesit të Posaçёm të Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, ka zgjuar shumë reagime.

Pas Richard Grenell kishte reaguar edhe ambasadori i Britanisë së madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Ambasadori Abbot, në një postim në Twitter, tregon se Mbretëria e Bashkuar ndan pikëpamjen e njejtë me Albin Kurtin dhe Lajçakun se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë.

“Ishte kënaqësi të shoh se vizita e Miroslav Lajçak për të diskutuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ka shkuar mirë. Mbretëria e Bashkuar ndanë pikëpamjen e Albin Kurtit se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë, parimor dhe i koordinuar me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshëm të mbështesin arritjen e një marrëveshje që përfitojnë njerëzit e Kosovës dhe rajonit”.

Pas takimit me Miroslav Lajçak, Kurti kishte thënë se dialogu nuk do të jetë prioriteti i parë.

“Nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë sepse janë drejtësia dhe punësimi”, kishte thënë Kurti.

Kurse Lajçak beson që ky dialog duhet të përfundojë brenda disa muajve.

“Procesi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të përfundojë brenda disa muajve dhe është në dorën e dy shteteve që të vendosin sa shpejt duhet ta kryejnë” kishte thëne Lajçak.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Lajçak e bëri të ditur edhe një herë se dialogu është primarë për Bashkimin Evropian.

“Para se të largohesha nga Prishtina sot, unë informova Shtetet Anëtare të BE-së për vizitën time. Ne ramë dakord që Dialogu është i një rëndësie thelbësore për aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe BE pret vazhdimin e tij”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore