Lajme

Ambasadori amerikan në Serbi: Serbët s’janë aq rusofilë sa duken


Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey.

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey është shprehur se ka përshtypjen se serbët nuk janë aq rusofilë sa i përfaqësojnë ata.

“Ata kanë vendosur të jenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe nuk është i sigurt nëse Rusia ndan synimin amerikan edhe evropian për të mbështetur Serbinë për t’u bashkuar me BE”, deklaroi Godfrey, shkruan mediumi serb Tanjug.

Ai beson se tani ka mjaft vullnet politik për të gjetur një zgjidhje për problemin e Kosovës.

“Sfida është që ai të jetë afatgjatë, por që nuk mund të imponohet nga jashtë por duhet të rezultojë nga një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfre.

Godfrey iu referua kritikave në lidhje me ndërhyrjen e tij të supozuar në punët e brendshme të Serbisë dhe tha se “pasi ato vijnë nga qeveria dhe opozita, ai mendon se ai është në vendin e duhur”.

Më 1 korrik, pas kërkesës së Kosovës, që në dialogun me Serbinë të kenë rol kyç Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Serbia ka kërkuar që në këtë proces të përfshihen edhe Rusia e Kina. Kjo si një kundërpërgjigje ndaj kërkesës së Kosovës.

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey është në largim të kësaj pozite dhe pritet që të zëvendësohet nga diplomati Christopher Hill.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore