Lajme

Ambasadori amerikan në OSBE: Trumbetat e luftës po ndihen fort në Evropë


Ambasadori amerikan i atashuar në misionin e OSBE-së, ka bërë një paralajmërim pas takimeve me Rusinë në Vjenë, se Perëndimi duhet të përgatitet për përshkallëzim tensionesh me Moskën, duke cituar tekstualisht se “trumbetat e luftës po ndihen fort dhe retorika është bërë e ashpër”.

Rusia ka thënë më parë se dialogu do të vijojë, por po haste në një rrugicë qorre. Sakaq, Kremlini po përpiqet ta ndalojë zgjerimin e NATO-s e mbi të gjitha anëtarësimin e Kievit në aleancë.

“Në këtë pikë, bisedimet janë zhgënjyese”, tha pas takimeve ambasadori rus pranë OSBE-së, Alexander Lukashevich.

 

Edhe vetë ai ka paralajmëruar “pasoja katastrofike” nëse dy palët nuk do të arrinin një akord mbi gjithë ngjarjet. Gjithsesi, Moska do të vijojë të angazhohet në diplomaci, duke nxitur bisedime të tjera.

Tjetër paralajmërim ka ardhur nga ministri i Jashtëm polak, Zbigniew Rau, i cili tha gjatë forumit të siturisë së 57 vendeve të OSBE-së, se risku i luftës në këtë rajon, është më i madhi në 30 vjetët e fundit.

Ankthi evropian ka arritur pika kulminante, teksa 100 mijë trupa ruse gjenden në kufi me Ukrainën, në rajonin e Dobass-it.

Megjithatë, një “rrugë qorre” duket të jetë ajo momentale, për sa i përket zgjidhjes së mundshme.

Mbi të gjitha, kur në mes futen edhe problemet ekonomike të brendshme së shtetin siberian. Rubla ruse ka vijuar të pësojë rënie, me më shumë se 2% gjatë muajve të fundit krahasimisht me dollarin.

Ndërsa, kryediplomatët e rivalëve historikë, Antony Blinken nga pala amerikane dhe Sergei Lavrov nga ajo ruse, vijojnë të mbështesin dialogun. Por, ata personalisht, nuk janë angazhuar në gjetjen e zgjidhjes, përveçse me ekipet përkatëse dhe tryezat e ndërmjetësuara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore