Shqipëria

Ambasada Ruse: Zhvillimi i marrëdhënieve miqësore i dyshimtë


Ambasada Ruse në deklaratën e saj lidhur me shpalljen non gratadiplomatit, Alexey Krivosheev, tha se dëshira për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore midis dy shteteve është e dyshimtë.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Ministria e Punëve të Jashtme shpalli Alexey Krivosheev person non grata dhe kërkoi largimin e tij brenda 72 orësh nga Shqipëria. Diplomati akuzohet se ka shkelur disa herë masat anti-Covid 19, pavarësisht ankesave dhe paralajmërimeve.

Sipas ambasadës pretendimet dhe akuzat janë të pabaza dhe të trilluara. Ambasada deklaroi se asnjëhere nuk është thirrur për pretendimet dhe sjelljen e diplomatit.

Gjithashtu ajo shprehu dhe shqetësimin e saj për sigurinë e diplomatit, emri i të cilit është bërë publik. Sipas praktikës diplomatike ndërkombëtare, emrat e zyrtarëve të diplomacisë non grata nuk duhet të bëhen publik derisa punonjësi të largohet nga vendi pritës./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore