Kosova

Ambasada në Jerusalem – zvogëlim i mundësive drejt integrimit në BE


Nëse Kosova devijon nga Rezoluta 478 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ajo do të minonte rrugën e saj drejt integrimit në BE, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Kosova ka identifikuar integrimin në Bashkimin Evropian si përparësinë e saj strategjike. BE pret që Kosova të veprojë në përputhje me këtë angazhim në mënyrë që perspektiva e saj evropiane të mos minimizohet”.

Kosovës i është kërkuar nga BE që të mos hapë ambasadë në Jerusalem, por të angazhohet për qëndrimin e BE-së dhe Rezolutën 478 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e cila parasheh se ambasadat e huaja në Izrael duhet të vendosen në Tel Aviv, ka raportuar faqja e lajmeve “Times of Israel”.

Stano ka theksuar se “pozicioni i BE-së mbi zhvendosjen e ambasadave në Jerusalem është i qartë” duke sqaruar se të gjitha ambasadat e shteteve anëtare të BE-së dhe Delegacioni i BE-së në Izrael janë të vendosura në Tel Aviv – gjë që mund të ndikojë në zvogëlimin e mundësive të Kosovës për integrim në BE, ka cilësuar ai.

Vendimi i Kosovës dhe Serbisë për t’i hapur ambasadat në Jerusalem është cilësuar si veprim i shkujdesur edhe nga ish-ambasadori i Izraelit në Serbi, Arthur Koll, dhe ish-ambasadori i Izraelit në Bashkimin Evropian, Oded Eran.

Dy ish të dërguarit e shtetit sionist kanë shprehur skepticizëm të thellë mbi lëvizjen e ambasadave nga shtetet rivale të Ballkanit.

“Nuk duhet të harrojmë se Serbia nuk e njohu pavarësinë e Kosovës në këtë marrëveshje. Tani ajo do t’ia bëjë një gjest të tillë Izraelit vetëm pasi Izraeli njohu Kosovën? Unë jam paksa skeptik”, tha Koll duke hedhur dyshime mbi lëvizjen e ambasadës që ndodhi në të vërtetë.

Duke hedhur dyshime mbi lëvizjen e ambasadës që ndodhi në të vërtetë, Koll tha: “Ne duhet të kujtojmë – Serbia nuk e njohu pavarësinë e Kosovës në këtë marrëveshje, kështu që tani ajo do të bëjë një gjest të tillë ndaj Izraelit pasi Izraeli njohu Kosovën? Unë jam paksa skeptik.”

Oded Eran, ish-ambasadori i Izraelit në Bashkimin Evropian po ashtu e kritikoi këtë vendim.

“Serbia është aktualisht në negociata për të hyrë në Bashkimin Evropian”, tha Eran për “Jerusalem Post, duke shtuar se “qëndrimi i BE-së mbi çështjen palestineze është shumë i qartë – të gjitha vendet e saj kundërshtojnë njohjen e Jerusalemit si kryeqytet tani”.

Ndër vendet e tjera që kundërshtuan vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem ishte Turqia. Ajo reagoi ndaj këtij veprimi duke thënë se do të ishte në kundërshtim me rezolutat e OKB-së dhe do të dëmtonte çështjen palestineze.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore