Shqipëria

Ambasada franceze i kundërpërgjigjet Ramës


Ambasada e Francës në Tiranë ka reaguar pas kritikave të kryeministrit të Shqipërisë,  Edi Rama.

Kryeministri tha se Bashkimi Evropian (BE)  dhe Franca në veçanti nuk po ndihmon vendet evropiane jashtë BE-së, për sigurimin vaksinës kundër COVID-19.

Pas akuzave, Ambasada Franceze  ka reaguar duke i dërguar një letër Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se  kritikat e tij për vaksinimin nuk lidhen me KE-në.  Qëndrimi i tij kritik lidhet  me disa vende specifike të BE-së, veçanërisht me Francën. 

“Janë kritika që lidhen me disa vende që egoizmin dhe cinizmin e kanë kthyer në sistem brenda tryezës së Këshillit Evropian.  Nuk iu kushtonte asgjë. Franca deri përpara pak ditësh kishte bërë pak mijëra (vaksina), ndërkohë që Franca ka shumë më tepër se ato pak mijëra (vaksina).  Cfarë kuptimi ka që ti të kesh stock, në një masë që ti nuk e injekton dot?!  As me një ditë, as me një javë, as me dy javë… Dhe të mos t`i thuash këtyre gjashte vendeve që janë jashtë Bashkimit Evropian merrni dhe ju”, tha Rama në  emisionin televiziv Open.

Ambasada konsideron informacionet  e kryeministrit Rama si të pavërteteta. Ajo shton se  “informacioni mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve”. 

Nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative, një vend mik dhe aleat” thuhet në letër. Më tej ambasada sjell në vëmendje që  BE-ja është donatori më i madh në vend, me më shumë se 100 milionë euro, në sektorë të ndryshëm. 

“Komisioni Evropian njoftoi më 8 janar se portofoli global i BE-së prej 2.3 miliardë dozash nuk ishte vetëm për BE por edhe për vendet fqinje”  i është kundërpërgjigjur ambasada akuzave të kryeministrit,  për mbajtjen stock të vaksinave./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore