Shqipëria

Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri nderojnë studenten guximtarë të 8 Dhjetorit


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), më 8 dhjetor, ka kujtuar Ditën Kombëtare të Rinisë.

Përmes një postim në median sociale Facebook, Ambasada nderon “studentët guximtarë” të cilët 31- vjet më parë protestuan “sypatrembur” kundër një prej regjimeve “më mizore” të Evropës.

Të cilët, “kërkuan fundin e komunizmit dhe fillimin e një epoke të re lirie, pluralizmi, ekonomie tregu, lirie fetare dhe lirie të fjalës”.

Ndërsa shprehen krenarë që kanë mbështetur popullin shqiptar, Ambasada amerikane shpreh gatishmërinë për t’i qëndruar sërish, krah shqiptarëve “ndërsa ata përqafojnë të ardhmen”.

Dita Kombëtare të Rinisë

8 dhjetori shënon tashmë Ditën Kombëtare të Rinisë dhe 31-vjetorin e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri.

Që prej vitit 2009 – vendim i marrë nga Kuvendi i Shqipërisë – data përkujtohet si festë Kombëtare.

Kjo në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990.

Disa pedagogë dhe studentë të Universitetit të Tiranës, më 8 dhjetor 1990 u bënë nismëtarët e kthesës historike.

Protestave që sollën rënien e sistemit komunist në Shqipëri.

Lëvizja Studentore është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”

Ishte motoja e atyre që kërkonin at ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës.

Ata i dhanë fund epokës së vetëizolimit komunist dhe sundimit ideologjik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore