Lajme

Ambasada Amerikane viziton mediat në Veri


Stafi i Ambasades Amerikane vizitojne mediat ne Veri

Stafi nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, kanë vizituar disa nga mediat e Kosovës në gjuhën serbe që funksionojnë në Veri.

Përmes një cicërime në rrjetin social Tëitter, Ambasada Amerikane ka njoftuar se janë duke punuar për të luftuar dezinformimin në Kosovë.

Në këtë takim, thuhet në njoftim, morën pjesë edhe zëdhënës të ambasadës.

 

Kjo vizitë vjen pasi ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, edhe në natën e 31 korrikut, kur pati takimin me Albin Kurtin (kryeministrin) dhe Vjosa Osmanin (presidenten), dhe kërkoi anulimin e vendimeve të qeverisë për reciprocitet, pati përmendur mos-informimin e duhur të komuniteti serb, si një nga arsyet përse po kërkon shtyrje njëmujore të masave.

Hovenier u shpreh i shqetësuar dhe i bindur se mesazhi i Qeverisë së Kosovës nuk ka depërtuar mjaftueshëm dhe si duhet te komuniteti serb.

Pasur parasysh këtu edhe faktin se një pjesë dërrmuese e serbëve në Veri informohen nga mediat në Beograd, të kontrolluara kryesisht nga pushteti atje.

Por, edhe Kurti, në situatën e fundit në veri, hallin kryesor ka thënë se e ka me dezinformatat në raport me masat që i ka marrë qeveria dhe me atë se çfarë ndodhë.

Kurti bëri të ditur se kabineti i tij dhe në përgjithësi qeveria do të intensifikojnë fushatën për informim.

“Fushata do të vazhdojë dhe nuk do të ndalet as pas 1 shtatorit”, tha ai, duke konfirmuar kështu, edhe një herë, se masat për reciprocitet të targave, por dhe të letrës së bardhë për hyrje/dalje do të vendosen në këtë datë.

Në hall me Fake News

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore