Shqipëria

Ambasada Amerikane uron besimtarët për Ramazan


“I përcjellim urimet më të mira bashkësisë Muslimane në Shqipëri për një Ramazan të bekuar dhe të paqtë”.

Ky është urimi i Ambasadës Amerikane për komunitetin mysliman shqiptar.

“Teksa ky muaj i bekuar fillon, ne shpresojmë në përtëritje, dhembshuri dhe dashamirësi shpirtërore këtu dhe në mbarë botën”.

Nga nesër, besimtarët myslimanë fillojnë agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Pas 30 ditësh, më 13 maj, ata do të kremtojnë Bajramin e Madh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore