Lajme

Ambasada amerikane me thirrje: Vaksinohuni!


Stema e Ambasadës Amerikane në Prishtinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, përsëri u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen kundër virusit COVID-19.

Në thirrjen e ambasadës thuhet se vaksinat janë mbrojtja e vetme dhe e domosdoshme kundër COVID-19.

“Vaksinat janë mbrojtja e vetme e provuar kundër COVID-19”.

Vaksina redukton vdekjet, shtrimet në spital si dhe zvogëlon mundësinë e simptomave të rënda”, thuhet në postimin e ambasadës në rrjetin social Twitter.

Ndërsa pas një vale të rëndë të numrit të madh të vdekjeve dhe të të infektuarve në Kosovë, të enjten nuk është shënuar asnjë vdekje nga pandemia COVID-19, por janë shënuar 30 raste të reja të infeksionit, nga gjithsejtë 2 mijë e 347 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

Qendra e Vaksinimit “1 Tetori” kundër COVID-19 në Prihtinë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore